Vllahiu: Prishtina nuk mund të udhëhiqet me inate, arrogancë e bllokada

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 21:59 | Nga

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka thënë se kur të marrë detyrën do të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Prishtinës.

“Prishtina nuk mund të udhëhiqet më as me inate, nuk mund të udhëhiqet më as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet më me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjerë”, ka shkruar Vllahiu, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Unë do të përfaqësoj Prishtinën, do të përfaqësojë qytetarët e Prishtinës. Qytetarin do ta afrojë me Prishtinën dhe do ta bëjë pjesë të ndryshimeve, pjesë të zhvillimit të qytetit, që qytetarët ta shohin Prishtinën si pronën e tyre. Do të thotë, si një qytet që e duan, si një qytet ku jetojnë, si një qytet ku punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkë”.

“Një Prishtinë që është në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por kryesisht duke i ruajtur karakteristikat e saj”, ka theksuar Vllahiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme