Çitaku zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar artisten për ditëlindjen e 30-të.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 30-të.
Natyrisht që në adresë të Ritës në këtë ditë kanë shkuar urime e dhurata të shumta, si nga familja, ashtu edhe nga fansat, miqtë e shoqëria.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e uroi këngëtaren me anë të një fotografie me çiftin Obama.
“Urime ditëlindjen Rita ORa. Një shpirt i bukur që vazhdon të sjellë kaq shumë gëzim për të gjithë ne! Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar ajo.
Në këtë ditë, Rita shpalosi fotosesionin e ri, të cilin e ka realizuar për “Numero Berlin”, ku erdhi tejet joshëse.