Ekonomia Online
FUNDIT

Vlora Dumoshi ndër gratë me të votuara në LDK

Vlora Dumoshi ndër gratë me të votuara në LDK

Vlora Dumoshi është një nga kandidatet për deputete të LDK-së që ka fituar besimin e qytetarëve dhe ka marrur votat e mjaftueshme për tu bërë deputete. Dumoshi raportohet se ka siguruar votat për tu bërë deputete akoma pa u numëruar votat e disaporës dhe ato me kusht. Pjesë e Kuvendit përveç Vlora Dumoshit do jenë […]

Vlora Dumoshi është një nga kandidatet për deputete të LDK-së që ka fituar besimin e qytetarëve dhe ka marrur votat e mjaftueshme për tu bërë deputete.

Dumoshi raportohet se ka siguruar votat për tu bërë deputete akoma pa u numëruar votat e disaporës dhe ato me kusht.

Pjesë e Kuvendit përveç Vlora Dumoshit do jenë edhe ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami dhe ish-deputetja Marigona Geci.

Vlora Dumoshi, Hykmete Bajrami dhe Marigona Geci janë gratë më të votuara nga lista e deputetëve të LDK-së.

Gjatë Qeverisë Hoti, Dumoshi ishte ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ishte një nga ministret më të vlerësuara për punën e bërë në dikasterin e saj.N

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind

Të ngjashme