Vlorë, fëmija dy vjeç bie nga kati i dytë i banesës

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte duke u plagosur rëndë.

Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Vlorës mëngjesin e së Dielës.

Sipas policisë, i vogli S.B., banues në Lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Të ngjashme