VMRO- DPMNE: Dënimi i Gruevskit, politik

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 09:59 | Nga

VMRO-DPMNE-ja, vendimin gjyqësor ndaj ish kreut të partisë Nikolla Gruevski në Maqedoni e konsideroi si vendim të porositur politik. Nga kjo parti bënë krahasim me vendimin gjyqësor të dy ditëve më parë për rastin “Mitmarrja” kur kryeministri Zoran Zaev u shpallë i pafajshëm.

Më herët, deputetët e VMRO-së, në shenjë proteste për vendimin ndaj Gruevskit braktisen seancën e Kuvendit.

“Gjykata e zbatoi atë të cilën Zoran Zaevi e paralajmëroi. Sot pamë se si funksionon gjykata politike dhe si shqiptohen gjykime politike. Para dy ditësh prokuroria dhe gjykata, organet më të larta për barazi në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës e liruan nga akuza Zoran Zaevin duke i bindur qytetarët se atë që e panë në incizime se si kërkon para, në fakt nuk e kanë parë.

E rikualifikuan aktakuzën dhe e liruan nga përgjegjësia njëjtë si njoftuan rikualifikim të aktakuzës për masakrën në Liqenin e Smillkovës dhe si i liruan të dënuarit për Sopotin – deklaroi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, shkruan Alsat-m.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme