Vokrri demanton babanë e vëllezërve Xhaka

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 12:20 | Nga

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka demantuar Ragip Xhakën lidhur me një deklaratë të tij.

Babai i vëllezërve Xhaka ka thënë se i kishte kërkuar FFK-së që të bisedojnë me Federatën e Zvicrës për të gjetur një zgjidhje.

“As mua personalisht as neve si Federatë nuk na ka ardhur asnjë kërkesë nga Ragip Xhaka”, ka thënë për Indeksonline, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Por edhe nëse na kishte ardhur një kërkesë e tillë ne sigurisht se nuk do të bisedonim me Federatën e Zvicrës sepse normalisht ata që nuk do të pranonin të lëshonin lojtarët e tyre”.

“Këtë çështje ata duhej ta zgjidhnin me FIFA-n duke i bërë kërkesë sepse vullneti jonë sigurisht ishte i madh që ata të bashkoheshin me Kosovën. Megjithatë ne jemi në pritje të shqyrtimi të kërkesave tjera që janë bërë dhe presim përgjigje pozitive nga FIFA deri nesër kur edhe do të shpallet lista” ka thënë Vokrri.

LEXO EDHE: 

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/ragip-xhaka-ka-nje-porosi-per-ata-qe-e-quajne-tradhtar-granitin/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme