Pas pranimit të FFK-së në UEFA një vit më parë, krerët e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, emërohen në organet dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre fillojnë t’i kryejnë nga 1 korriku 2017.
Kështu në letrën e UEFA-s, bëhet e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit dhe emërimi i tij mund të gjendet në faqen 27, ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s (shih faqen 23). Të bashkëngjitur e keni edhe letrën nga UEFA.