Menjëherë pas vdekjes së kryetarit të FFK-së dhe legjendës kosovare, Fadil Vokrri, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka autorizuar protokollin e shtetit që të organizojë të gjithë ceremoninë.
Zyrtarë të lartë në MPJ i kanë thënë lajmi.net se tashmë protokolli i shtetit është vënë në kontakt me Federatën e Futbollit për të organizuar në mënyrë shtetërore dhe sa më mirë ceremoninë e varrimit të Vokrrit.
Vokrri do të varroset nesër në ora 17:00 në Prishtinë. Ai vdiq sot pas një sulmi në zemër.