Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka vënë si objektiv të avancojë në ofrimin e “shërbimeve të mobilitetit me një flotë të ndërlidhur” dhe ka marrë dy hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
Kompania ka bërë të ditur se do të investojë 3.5 miliardë dollar deri në vitin 2025 për të ndërtuar biznese dhe shërbime digjitale, si softuerë që përmirësojnë makinat automatike, ashti si edhe konfirmimin për të një skemë gjithëpërfshirëse të makinave elektrike në Berlin.
Në një deklaratë që përshkruan detajet e planit të investimeve dixhitale, Volkswagen shpjegoi se po punon me softuerin e ri të IT, i njohur si “vw.OS”, që do të përshtatet për modelet e makinave elektrike duke filluar nga 2020. Ky softuer i ri do të shpërndajë rreth 70 njësi të kontrollit dhe sensorë të veçantë në çdo automjet dhe do t’i bashkojë ato në një burim të unifikuar për të përmirësuar aftësitë autonome të drejtimit.
Kjo do të thotë, për shembull, që një automjet i ardhshëm autonom mund të parkojë vetë pas marrjes së të dhënave përkatëse në lidhje me drejtimin, rreziqet dhe frenat. “Kemi një vizion të qartë: ne do të vazhdojmë të ndërtojmë makina superiore. Por, duke ecur përpara, makinat tona Volkswagen do të jenë gjithnjë e më shumë “pajisje dixhitale në rrota”, tha Jürgen Stackmann, anëtar bordi për shitjen.
Kompania sheh një mundësi të madhe për sipërmarrjen me kalimin në shërbime dixhitale dhe pret të gjenerojë shitjet rreth 1 miliard euro deri në vitin 2025 nga ndërhyrjet e reja në treg.
Ndërkohë, ajo parashikon të fillojë digjitalizimin e të gjithë rrjetit të makinave që do të përdorën nga konsumatorët. Volkswagen zbuloi gjithashtu një skemë edhe për dhënien e për klientët të makinave elektrike në Berlin. Makina e 1.500 e-Golf do të dalë në tremujorin e dztë 2019, që do të pasohet nga 500 automjete në një datë të mëvonshme. Programi ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes për përfitimet nga mobilitetit dhe planet e Volkswagen për të zgjeruar atë në qytete të tjera të mëdha në Gjermani, përpara se të shtrihet në tregjet kryesore evropiane dhe qytetet e përzgjedhura në Amerikën e Veriut nga viti 2020.