Volkswagen e SEAT do të tërheqin nga tregu 75 mijë vetura për shkak të këtij problemi

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen e SEAT pritet të tërheq nga tregu rreth 75 mijë vetura përkohësisht për të rregulluar një problem me rripin e sigurisë.

VW për shkak të problemit me rrip të sigurisë në pjesën e pasme të veturës, të përshkuar nga vet kompania si “defekt potencialisht vdekjeprurës”, do të tërheq këto vetura për t’i rregulluar ata, transmeton koha.net.

Kjo kompani ka shitur rreth 55 mijë vetura të prodhuara me këtë problem të Volkswagen Group e të tjerat janë të SEAT-it.

Veturat e prekura janë VW Polo, SEAT Ibiza e SEAT Arona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme