Volkswagen në vjeshtë do të prezantojë “hotelin” në rrota

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 09:32 | Nga

California XXL, “hotel” në rrota i bazuar në Volkswagen Crafter, fillimisht do të prezantohet në vjeshtë në version si koncept ndërsa vitin e ardhshëm planifikohet fillimi i prodhimit të tij.

Volkswagen do ta prezantojë këtë koncept të ri në panairin e veturave që do të mbahet në Dusseldorf, Gjermani.

Koncepti California XXL, i bazuar në modelin Crafter, është shumë më i përshtatshëm se versionet e modelit T6, transmeton Koha.net. Sa janë të suksesshëm modele të tilla tregon suksesi i arritur i modeli më i fundit i bazuar në versionin Caravelle.

Për më shumë informata nga Volkswageni për këtë lloj modeli duhet të presim deri në vjeshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme