Volkswagen sjell veturën e shumëpritur në versionin dizel

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen ka zgjeruar gamën e SUV-it të tij kompakt me naftë më të fuqishme me dy litra.

Versioni i ri VW T-Roc përmban një naftë me 4 cilindra 2.0 TDI turbo që prodhon 190 kuaj fuqi. Motori është i shoqëruar me një transmetim automatik prej 7-shpejtësive DSG, dhe fuqia transmetohet në të gjitha boshtet përmes një drejtimi 4Motion, transmeton lajmi.net.

E pajisur me këtë motor TDI, VW T-Roc prej 0 deri në 100 km/orë arrin për 7.2 sekonda, me një shpejtësi maksimale 216 km/orë.

Çmimi i T-Roc në Gjermani fillon nga 35,105 euro. 

Të ngjashme