Modeli T-Cross i Volkswagenit tashmë i prezantuar, ka filluar të marrë modifikime virtuale dhe tani në internet është shpërndarë pamja e mundshme e këtij modeli në version sportiv GTI.
Autor i modelit të mundshëm T-Cross GTI, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design, ka zgjedhur rrotat më të mëdha nga alumini, frenave me ngjyrë të kuqe, paketën e re për aerodinamikën, si dhe maskën e përparme të re me logon GTI.
Gjithashtu, sipas X-Tomi Design, ky VW T-Cross GTI mund të vijë me motor 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 200 kuajfuqi, në kombinim me marshin DSG.