Volkswagen T-Cross i ri 2018 i bërë për të marrë tregun e “bebe SUV-ve”

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 14:48 | Nga

Volkswagen ka plane të mëdha për një rang të tërë veturash elektrike në të gjitha format e madhësitë, por para se të arrijnë nga fillimi i dekadës së ardhshme, marka gjermane do të zvogëlojë zbrazëtirën e madhe të tyre në tregun e SUV-ve.

Një bebe SUV, i quajtur T-Cross do të lansohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti e mund të debutojë në panairin e veturave në Paris, transmeton koha.net.

VW ka qenë shumë i ngadaltë në ndërtimin e gamës së SUV-ve, por gjatë 2 viteve të ardhshëm ata kanë thënë se do të kenë 19 modele SUV në shitje në të gjithë botën, dhe do të mbledhë 40 për qind të të ardhurave të tyre totale nga shitjet.

T-Cross do të luajë një rol të madh në këtë plan falë çmimi të tij të ulët, kostos së ulët të mirëmbajtjes e dizajnit me stil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme