Volkswageni në Amerikë do të ndryshojë emrin në Voltswagen në muajin prill, sipas një njoftimi për media të lëshuar në uebfaqen e prodhuesit të njohur të veturave. Kompania megjithatë ka fshirë shpejt dokumentin.
Duke marrë parasysh kohën e ngjarjes, pritej që kjo të lidhej me 1 prillin – Ditën e Gënjeshtrave. Por, një burim brenda kompanisë ka shpalosur për “Automotive News” se kjo s’ishte thjesht mashtrim.
Ndërsa një tjetër burim për “USA Today” ka thënë se ndryshimi do të jetë i përhershëm.
Kompania s’ka lëshuar detaje.
Emri i ri, Voltswagen, lidhet kryekëput me planet e kompanisë për të avancuar kah teknologjia e veturave elektrike.
S’dihet se kur do të ndodhë ndryshimi i emrit.