Von Cramon: Implementimi i planit evropian do t’i hapte Kosovës rrugën për në BE

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është takuar sot në Strasburg me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas saj, implementimi i planit të Bashkimit Evropian, do t’i hapte rrugën Kosovës drejt bllokut evropian.

“Diskutuam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun me Serbinë dhe takimin e ardhshëm në Ohër”.

“Përsërita mbështetjen e plotë për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbisë dhe e inkurajova të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE”. /klankosova.tv

Të ngjashme