Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Von Cramon përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, do të rifillojë këtë dialog në Prishtinë, e më pas në Beograd.
“Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë dhe pranuese të të gjithë palëve të interesuara në Kosovë dhe Serbi. Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja sot në Prishtinë dhe javën tjetër në Beograd”, shkruan Von Cramon në Twitter.
Pak më herët Lajçkau njoftoi në Twitter se është nisur drejt Prishtinës.
Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.