Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet mbrëmjen e kaluar.
Von Cramon tha se mbrëmë ishim dëshmitarë të një përpjekje vërtetë shumë shqetësuese të Kurtit për shantazh ndaj partive.
“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, shkroi ajo, transmeton lajmi.net.
Eurodeputetja tutje e quajti këtë të papranueshme që Qeveria e re e Kosovës të punojë në atë mënyrë me opozitën.
Ajo shtoi se ligjet duhet të përgatitjen siç duhet.
“Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që Qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet”, tha Von Cramon.