Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, duke publikuar një fotografi në rrjetin X ku shihet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se BE-ja do të lëvizjë me heqjen e masave ndaj Kosovës falë transferimit paqësor të qeverisjes lokale në veri të vendit pas zgjedhjeve të fundit.
“Falë kësaj, më vjen mirë të njoftoj se ne do të lëvizim përpara për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ne do të programojmë 216 milionë euro asistencë financiare dhe synojmë që të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm” – shkroi zyrtarja e lartë evropiane në rrjetin X.