Von der Leyen: Procesi i Berlinit është i veçantë, tregon përkushtimin që e kemi ndaj zgjerimit

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konsideron të veçantë Procesin e Berlinit, pasi për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Von der Leyen ka thënë se një nga temat kryesore do të jetë ekonomia, me ç’rast ka thënë se tregon përkushtimin që e kanë ndaj Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Është një samit i veçantë që e kemi sot, është por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe është i rëndësishëm se po e përcjell një mesazh të fuqishëm për të treguar se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Duam t’u japim qasje në tregun e përbashkët evropian por për këtë na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin që të realizojnë këtë treg të përbashkët rajonal, do të marrin financim nga BE-ja”, ka deklaruar ajo.

E para e KE-së theksoi se Evropa ofron mundësi për ata që duan të ecin përpara.

“Unë e kam prezantuar planin e rritjes. është qasja në tregun evropian. Qasja e kompanive të Ballkanit në tregun e përbashkët evropian. Por, kemi nevojë për reforma. Të ketë investime nga Evropa dhe është një mundësi e mirë për ata që duan të ecin përpara dhe dyert tona janë të hapur, Pra, të punojmë për arritjen e këtyre qëllimeve”, tha von der Leyen

Të ngjashme