Vonesa të panevojshme në procesin e zgjedhjes së rektorit të UP-së

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Sot me datë 29.07.2020 sipas kalendarit të procesit zgjedhor në Universitetin e Prishtinës, Këshilli Drejtues i UP-së është dashur të realizoj intervistë me kandidatët për Rektor të UP-së të propozuar nga komisioni profesional i Senatit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

ORCA është e shqetësuar me mos-përpikërinë e Këshillit Drejtues dhe e vlerëson këtë si njëmanovër për të hedhur mjegull mbi proces, në ndërkohë që me metoda klandestine të bëhet i mundur kandidimi i personave jo-kredibil të dirigjuar nga partitë politike.

Shtyrja dhe tej zgjatja e proceseve, për të pritur deri sa të zgjidhet kandidati i caktuar, apo të digjet në afat i tërë procesi, janë praktika korruptive mjaft të njohura në Kosovë.

Komisioni profesional për verifikimin e kandidatëve për Rektor, i emëruar nga organi më i lartë akademik në UP – Senati, ka dhënë vendim profesional dhe të arsyetuar mirë për kandidatët qëia ka propozuar Këshillit Drejtues.

I bëjmë thirrje të gjitha organeve të përfshira, sidomos Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsion që të jap përgjigjen e duhur sa më shpejtë qëështë e mundur. Në këtë mënyre pamundësohet prolongimi dhe sabotimi i zgjedhjesmeritokratiketë Rektorit të ri.

Të ngjashme