Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i LVV-së për kryetar, Agim Bahtiri ka marrë më së shumti vota (69), pasuar nga Bedri Hamza i PDK-së i cili i ka marrë 40 vota.
Për Hamzën, këto vota nuk kanë rëndësi, pasi nga numërimi i votave të rregullta ka arritur të fitojë pa balotazh.
Nga votat e diasporës, kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka marrë 19 vota.
Bedri Hamza nga PDK-ja do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat e rregullta për kryetar komune që tashmë janë numëruar, janë shumica për të. Ai ka marrë t’i marrë mbi 53,86% të votave të rregullta, duke e shmangur kështu balotazhin.
Kryetari në ikje dhe kandidati i LVV-së për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave të rregullta.
I treti doli kandidati i LDK-së, Armend Agolli, i cili ka marrë 11,74% të votave.