Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Fadil Nura ka arritur të fitoj edhe besimin e diasporës për të udhëhequr me Skenderajn.
Ai ka siguruar 87 vota nga diaspora.
Ndërsa, Bekim Jashari i cili ka udhëhequr me këtë komunë deri tani ka arritur të sigurojë 26 vota nga diaspora.
Pa asnjë votë të diasporës ka mbetur Sokol Haliti i IQS-së.
Fadil Nura i PDK-së do të jetë kryetari i ri i Skenderajt.
Ai në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur ta fitoj pa balotazh Skenderajn.
Nura ka marë 57,99 për qind apo 12 mijë e 586 vota.
Ndërsa, Bekim Jashari ka arritur të marrë 40,64 për qind apo 8 mijë e 821.
Sokol Haliti ka marrë vetëm 1,37 për qind apo 298 vota.