Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara për komunën e Gjilanit.
Nga ky numërim del se Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 228 vota.
Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 184 vota, Leonora Morina-Bunjaku e PDK0së ka marrë 51 vota.
Kurse Nazim Gagica i AAK-së ka marrë 17 vota.
Kandidati i pavarur Gani Neziri ka marrë katër vota kurse kandidati tjetër Lulzim Bexheti ka marrë vetëm një votë.