Votimi i rekomandimeve lidhur me korrupsionin zhvendoset për fund të seancës

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:40 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhur me votimin e rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, Shqipe Pantina tha se deri dje nuk ka marrë përgjigjje nga GP për ndonjë ndryshim të rezolutës dhe e kanë sjellë ashtu si i kanë harmonizuar vetë.

Projektrezolutë:

  1. Kuvendi kërkon që të rritet buxheti dhe të ngriten kapacitetet profesionale për sektorin e drejtësisë, KGjK dhe KPK.
  2. U bëjmë thirrje organeve të gjyqësisë, prokurorisë, të jenë më efikasë në zgjidhjen e rasteve që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
  3. Kërkon nga Qeveria hartimin dhe procedimin në Kuvend brenda këtij viti kalendarik të projektligjeve që ndërlidhen me forcimin e masave në luftë kundërkorrupsion, projektligjin për financimin e partive politike, projektligjin për vettingun.
  4. Kërkon harmonizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera të pavarura.

Për këtë pati vërejtje deputeti Adem Mikullovci. Ai tha se teksti që na është përpara po ndryshon prej kësaj që po lexon deputetja Shqipe Pantina, raporton Ekonomia Online.

Pantina tha se teksti që deputeti ka përpara është propozimi për debat, mirëpo nga diskutimet që kanë dalë, disa prej propozimeve janë pa që nuk e kanë mbështetjen.

“Tekstin që lexova këtu e kanë pasë GP me shkrim”.

Armend Zemaj  tha: “Sa herë të kemi debate kur kërkohet harmonizim, të deleguarit e grupeve ulen dhe diskutojnë ato, ne nuk kemi dërgu deri dje sepse esenca ka qenë të ulemi të harmonizljmë qëndrimet”.

Zemaj propozoi që për gjysmë ore të shtyhet kjo pikë për t’u harmonizuar pikat. Kjo pikë zhvendoset për fund të seancës.

Rreth votimit të rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë, Teuta Haxhiu, tha se të gjitha GP kanë pas shkresë zyrtare dhe nuk kemi marrë asnjë rekomandim.

Ajo tha se do të harmonizohen të gjitha rekomandimet dhe pastaj dalin të gjitha, raporton EO.

Të ngjashme