Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2020 dhe kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2020-2022, me 35 vota pro një asbtenim dhe asnjë votë kundër, raporton Ekonomia Online.
Buxheti për vitin 2020 do të jetë mbi 91 milionë euro.
Drejtoresha e Financave, Valbona Makolli ka njoftuar se Buxheti është në rritje për 3 milionë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo rritje është bërë për shkak të meditjeve dhe ligjit të pagave.
Pas diskutimeve të anëtarëve nga subjektet politike në Kuvendin Komunal, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar se komuna ka kufijtë buxhetor për të cilën vendos Ministria e Financave.
Sipas Ahmetit, në lidhje me diskutimet për gjendjen e arsimit dhe shëndetësisë, grantet shkojnë në bazë të numrit të banorëve dhe nxënësve e cila vendoset në qarkoren e buxhetit.
Ahmeti theksoi se pas realizimit të projekteve në këtë vit, të hyrat për vitin e ardhshme do të jenë më të mira.
“Kufijtë buxhetor i marrim të dhënat dhe nuk ka diskutim, në fund ministria vendos ato qe ka vendosur në qarkoren buxhetore. Është i caktuar kufiri i granteve të komunave që hynë në kuadër të buxhetit. Granti i përgjithshëm shkon në kuadër të numrit të banorëve. I arsimit dhe shëndetësisë bazohet në numër të nxënësve dhe popullatës. Shumë shpesh shtojmë nga të hyrat vetanake”.
“Na jepen edhe kufijtë për kategorit e shpenzimeve. Ministria e ka obligim që nuk guxon që këto shoënzime të jenë më të mëdha se një përqindje të caktuar. Këto kushte të shtyn që mos me shpenzu ma shumë. Na zvogëlojnë pagat e meditjet për shkak të investimeve kapitale. Nuk kemi mundur me e perballua buxhetin e kaluar për mallra dhe shërbime prandaj kjo rritje është për bërë për investimet kapitale. Duke e parë realizimin e të hyrave në këtë vit, do të kemi të hyra me të mira vitin e ardhshem”, tha Ahmeti.
Ahmeti iu është përgjigjur edhe akuzave në lidhjen me mbylljen e shkollës “Ahmet Gashi”, për të cilën tha ai se shkolla nuk mund të rindërtohet për shkak të gjendjes së saj.
“Ne e ekemi dërgua një kompani e cila ka shkuar të bëjë matjet pas raportimit për gjendjen e keqe. Ata theksuan se kjo shkollë nuk mund të rindërtohet dhe kanë sygjeruar se nuk është e sigurt të qëndrojnë nxënësitë aty. Ideja ka qenë që së pari ti largojmë nxënësit nga aty, profesorët e shkollës po e kanë problem që të shkojnë në shkollën ekonomike derisa të shohim se cfarë po ndodhë me shkollën. Ata janë përgjigjur se nuk po i besojnë kompanisë dhe ne kemi kërkuar nga ata që të marrin kompani”.
“Investimi do të bëhet edhe nga fondacioni Dua Lipa, në Shkollen e muzikës Prenk jakova, është projekt i madh. Kemi bërë dorëzimin e kërkesave për ndërtimin e katër shkollave ku mbas 30 ditë do të vendoset për ndërtimin e tyre të cilat janë në buxhet”.
Anëtarët e partive politike në Kuvendin Komunal kanë theksuar që ujësjellesi dhe kanalizimi të mos diskutohet të bëhet zgjidhje.
“Kemi 19 fshatra që nuk kanë ujësjellës. Kjo punë nuk varet vetëm prej komunës. Për shkak të thatsisë pasi ujin e pijshëm e përdorin për ujitje. 2 milionë e gjysëm ku kanë mbetur kemi kërkuar nga ujësjellësi të na i sjellin faturat Projektet nuk i kemi shtuar tu qendru në zyre por duke u takuar me qytetarët.Po ti kishim 200 milionë euro do ta zgjidhshim”.
Pas diskutimit nga subjektet politike në Kuvendin Komunal në zyrën e Kryetarit, është vendosur që të heqen 500 mijë euro nga tuneli e të investohen në ujësjellës.
“Ndërtimini tunelit bëhet 2 milionë euro, Ujësjellësi 200 mijë euro, renovimi i Ahmet Gashit 43 mijë euro. E shtojmë linjën buxhetore të pagesave për kredi”, njoftoj Ahmeti.
Në këtë seancë, Kuvendi Komunal ka miratuar lokacionin për vendosjen e shtatorës së sportistit-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri.
Ku vendim hynë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal.