Votohet edhe në gjimnazin “Ahmet Gashi”, vendimi për grevën merret të premten

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të premten mësimdhënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë do të mblidhen për të marrë vendim për vazhdimin e grevës ose jo, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj, ka thënë se ndonëse ishin mbledhur gjatë së enjtes për shkak se kishte mendime të ndryshme për grevën, kanë marrë vendim që të takohen edhe një herë.

“Natyrisht se dje kanë biseduar edhe me SBAShK-u kryetari i Sindikatës së shkollës tonë dhe është marr vendim që sot nëpër shkolla anëtarësitë të deklarohen se a do të vazhdoj greva apo jo”.

“…ne si kolektiv kemi bërë përpjekje për ta ruajtur kompaktësinë dhe ne si shkollë kemi marr një mendim që edhe njëherë nesër të takohemi dhe të marrim një vendim përfundimtar për grevën”.

“Sot kanë votuar por votimi ka qenë si i përafërt por vendimin kryesor ose definitiv për këtë e marrim nesër”.

SBAShK-u u ka kërkuar të gjitha shkollave që të votojnë pro ose kundër vazhdimit të grevës të filluar nga 25 gushti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme