Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit me pesë pika të rëndit. Me 28 vota për dhe një abstenim, Kuvendi Komunal miratoi propozim vendimin për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit të kombit, Asllan Fazliu.
Familja Fazliu është pajtuar me propozimin e kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci që për vendosjen e shtatores së heroit Asllan Fazliu të pritet deri në përfundim të ndërtimit të sheshit, që parashihet të ndërtohet në parcelën P-778-4.
Gjithashtu, në këtë mbledhje katër komitetet konsultative prezantuan raportet e punës për vitin 2020.
Mbledhja u zhvillua me këtë rend të ditës:
1.Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 28.12.2020- U votua në mënyrë̈ unanime
a. Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara
b. Komiteti për Arsim Kulturë Rini dhe Sport
c. Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
d. Komiteti për Barazi Gjinore
Komuna e Drenasit, fillimisht ka njoftuar familjen se aktualisht shtatorja mund të vendoset në parcelën nr. P-949-0, në pjesën ku rruga mban emrin e heroit, mirëpo familja është pajtuar me propozimin e kryetarit Lladrovci qe të pritet deri në përfundim të ndërtimit të sheshit që parashihet të ndërtohet në parcelën P-778-4, në mënyrë qe aty të vendoset shtatorja.