Gjatë vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan rezolutën në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.
Në votim morën pjesë 69 deputetë, 67 për, 1 kundër, 1 abstenim, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi miratoi edhe rekomandimet nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër, raporton Ekonomia Online.
Votuan 80 deputetë, 78 për 1 kundër , 1 abstenim.
Në votimin e rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, 73 deputetë votuan për dhe pati 3 abstenime. Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga deputeti Fidan Rekaliu, raporton EO.