Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka votuar në qendrën “Faik Konica” në Prishtinë, duke kryer obligimin e tij si qytetar.
Me këtë rast Ahmeti ftoi qytetarët të dalin në mënyrë masive dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, raporton Ekonomia Online.
“Sapo ushtrova të drejtën time si qytetar i Prishtinës për të votuar për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe më lehtë se herën e kaluar pra më pak kohë. Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote, që të vijnë sa më herët të votojnë në një numër sa më të madh, sepse kjo është dita kur të gjithë e kanë të drejtën të vendosin fatin e tyre, sepse komuna prek secilin qytetar”, u shpreh kandidati për kryetar të Prishtinës.
Ahmeti në raundin e dytë të zgjedhjeve është në garë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashin.