Voton Avdullah Hoti, zgjedhjet i cilëson të rëndësishme për të ardhmen e vendit

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 09:45 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në kryeqytet ka votuar kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, raporton EkonomiaOnline.

“Me bashkëshorten time Serveten, sapo kryem obligimin qytetar të votimit. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Ftoj qytetarët që të votojnë sepse kjo është një e drejtë e tyre kushtetuese për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre”, ka thënë Hoti

Ai i ka ftuar të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces zgjedhor që të respektojnë rregullat.

“Ftoj vëzhguesit, komisionerët, organet e rendit, KQZ-në dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në organizimin ose mbikëqyrjen e këtyre zgjedhjeve që të kryejnë punën e tyre sipas ligjit. Nuk kam asnjë dyshim se ata do ta bëjnë një gjë të tillë. Me zgjedhje të qeta do të vendosim një kulturë qytetare dhe një standard të ri të zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Mëngjesin e sotëm në tërë vendin janë hapur 889 qendra votimi, me gjithsej 2490 vendvotime, ndërsa numri personave me të drejtë vote është 1 milion e 872 mijë e 941.

 

 

Të ngjashme