Ka votuar, Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ai e hodhi votën në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë.
“Unë jam qytetarë i Shqipërisë dhe Kosovës, por unë ndaj shqetësimin për të ardhmen e vendit tim. Vota këtu është pasqyrë e një fakti shumë më të përgjegjshëm. Unë jam sot këtu thjesht si qytetarë i Kosovës”, ka thënë Cakaj pas votimit për Klan Kosova.