Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi, e ka hedhur votën e tij, së bashku me bashkëshorten në shkollën “Hasan Prishtina”, qendra e votimit 0317e, në fshatin Llapushnik, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e tij pas votimit, Thaçi tha se presin ndryshime, duke thënë se vota e qytetarëve është e shenjt dhe si e tillë duhet ruajtur nga keqpërdorimet.