Kuvendi në pauzë, shefat e Grupeve Parlamentare në tentim për harmonizim të rezolutës

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 10:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e ndërprerë dje nisi me gjysmë ore vonesë. Me kërkesën që të harmonizohen qëndrimet rreth rezolutës për dialogun Kosovë -Serbia deputetët shkuan në pauzë 20 minutëshe.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, me të nisur seanca kujtoi se dje mbaroi seanca pa kuorum dhe kërkoi që shefat e grupeve të diskutojnë për harmonizim të qëndrimeve.

“…është e domosdoshme në orën 11:00 me bë rezolutën të gjitha shefat e Grupeve Parlamentare”.

Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se duhet harmonizim dhe qëndrime të përbashkëta e gjithëpërfshirëse.

“Sa i përket çdo lloj rezolute kjo mund të arrihet përmes harmonizimit të qëndrimeve të shprehura edhe nga ne si koalicion. Kjo është e vetmja rrugë që mund të nxjerrë një dokument”.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se dallimi është evident.

“Me opsionin që presidenti me udhëheq dialogun sikurse tha pozita me këtë nuk pajtohet opozita”.

Dardan Sejdiu tha se si PSD, janë dakord që Shefat e Grupeve ta harmonizojnë në një takim tekstin me shtesa dhe ta sjellin atë në seancë.

“Ajo që u shfaq në seancë se ka mendime dhe hapësirë me u shtuar disa pika të tjera. Besoj që duhet me i jap hapësirë diskutimit për me harmonizua këtë rezolutë. Ne e kemi përkrah, do të ishte mirë të kishte shtesa edhe në rezolutën tonë”.

Ahmet Isufi, AAK-ja kërkoi që të arrihet konsensus rreth rezolutës.

“ Mos bëni askush, ta bëjmë rezolutën bashkë që e qon delegacionin në bisedime..”.

Përderisa Bilall Sherifi, nga Nisma u shpreh i gatshëm që të ulen e të diskutojnë për rezolutën.

“ Jemi të gatshëm të ulim të shohim rezolutën”.

Të mërkurën gjithë ditën me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi u mblodh në seancë të jashtëzakonshme, ku u debatu lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.

Të ngjashme