Votoni për golin e Shaqirit si më të mirin në Euro 2016

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 17:59 | Nga

Xherdan Shaqiri ka mbetur prapa në garën për golin më të mirë në Euro 2016.

Në votimin online që e ka hapur Uefa.com goli i Xherdan Shaqirit ka mbetur prapa atij të Hungarisë, Gera, i cili kishte shënuar në barazimin prej 3-3 kundër Portugalisë në minutën e 19.

Goli i Geras aktualisht 6032 vota, ndërsa i dyti është Shaqiri me 1921 vota. Kurse në garë janë edhe Robson-Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales së mbrëmshme i yllit portugez Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Klikoni KËTU për të votuar për golin më të mirë të Euro 2016. Më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, kurse në dritaren tjetër mund të votoni.

Këtë gol Xherdan Shaqiri e konsideron si më të mirin e karrierës.

“Gjatë karrierës kam shënuar shumë gola të bukur, por ky i shënuar në evropian ishte më i miri. Shpresoj që të shpallet edhe më i miri i kampionatit”, ka thënë Shaqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme