Votuan të gjithë kandidatët për president të Serbisë

Serbi | 02 Pri 2017 | 11:46 | Nga

Në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen sot në Serbi, janë 11 kandidatë në listë, ku Aleksandar Vuçiq është favoriti kryesor, një ultra-nacionalist, dy liberalë pro-evropianë dhe një kandidat grotesk. Tashmë shumica e kandidatëve kanë votuar. Më poshtë mund të lexoni portretet e Kandidatëve dhe fotografitë nga votimet e tyre.

Aleksandër Vuçiq, 47 vjeç

Para se të bënte në vitin 2008 një kthesë liberale dhe pro evropiane që i hapi rrugën e pushtetit, kryeministri serb kishte qenë një fajkua ultra-nacionalist, ministër i Informacionit i Slobodan Milosheviqit gjatë luftës së Kosovës.

Kryetar i pakontestueshëm i Partisë Serbe për Progres (SNS, qendra e djathtë) dhe të vendit të tij, ai shprehet se “nuk e fsheh që kam ndryshuar… jam krenar për këtë”.

Kundërshtarët e tij e kritikojnë për autoritarizëm, kundërshtimin e çdo kontradikte dhe për theksin e tij populist. Nga ana tjetër ai i vë në pah paaftësinë e kundërshtarëve të tij për të kontestuar lidershipin e tij për shkak të mungesës së mbështetjes popullore.

Vojislav Sheshelj, 62 vjeç

Ai nuk ka ndryshuar. Ultra-nacionalisti i shfajësuar në vitin 2016 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare mbi Jugosllavinë për akuzat për krime lufte, vazhdon të mbetet një praktikues i provokimit që e kishte vënë në shërbim të nacionalistëve serb gjatë konfliktit të viteve 1990 më ish-Jugosllavi. Ai u lirua në vitin 2014 pas 12 vitesh burgim.

Pasi mori pafajësinë ai është rikthyer në skenën politike, duke mbështetur një aleancë me Rusinë dhe braktisjen e çdo aderimi në BE, duke djegur flamujt e Evropës, SHBA-së dhe Kroacisë. Adhurues i Donald Trump, pasi kishte qenë i ish-kryetarit të ekstremit të djathtë francez Jean Marie Le Pen, ai ka thënë se do të ngrejë një mur për të penguar çdo fluks migrantësh.

Sasha Jankoviç, 46 vjeç

Kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokrate (qendra e majtë), ai ka filluar karrierën e tij si gazetar, para se të bëhej funksionar.

I emëruar ndërmjetës i Republikës në vitin 2007, ai arriti të krijojë famë dhe popullaritet në klasën e mesme urbane dhe liberale, duke kritikuar veprimet e autoritetit. Ai shprehet se kërkon t’i kthejë qëllimin institucionit të presidentit.

Vuk Jeremiç, 41 vjeç

Kandidat fatkeq në garën për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, shumë afër presidentit liberal proevropian, Boris Tadiç (2004-2012), ky fizikant si formim dhe intelektual tejet i kualifikuar, vlerësn se “vendi i tij duhet të bëjë më shumë. Shumë njerëz jetojnë keq dhe janë jashtëzakonisht të zhgënjyer”.

Mbështetës i integrimit në BE, ka mishëruar gjithashtu, kur ishte ministër i Punëve të Jashtme i Tadiç (2007-2012), papajtueshmërinë serbe mbi Kosovën.

Luka Maksimoviç, 25 vjeç

Student në Komunikim, mishëron një personazh fiktiv, Ljubisa Preletaçeviç, alias “Beli” (i bardhë), që ka arritur të marrë mbështetjen e 13 000 votuesve, duke i mundësuar të paraqesë kandidaturën në presidenciale.

Një manipulues shumë i zoti i humorit, sipas sondazheve ka arritur të jetë rivali kryesor i Aleksandar Vuçiç.

Një fenomen ky që, për shumë, tregon nivelin e krimit në klasën politike serbe, që nuk kërkon asnjëherë të rinovohet dhe jeton nën dyshimin e korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme