Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mbi motin për dy ditët e ardhshme në vend. Në Kosovë, sipas institutit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell këto ditë. “Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa […]
Vranësira dhe intervale me diell në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mbi motin për dy ditët e ardhshme në vend.
Në Kosovë, sipas institutit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell këto ditë.
“Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13- 15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, njoftohet.











