Njësiti i Krimeve të Rënda sot gjatë ditës kanë bastisur lokalin “Cobra City” si dhe tri lokacione të tjera për mlbedhjen e provave lidhur me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, togeri i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot është bastisur edhe një herë […]
Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, bastiset sërish lokali “Cobra City” dhe tri lokacione tjera

Njësiti i Krimeve të Rënda sot gjatë ditës kanë bastisur lokalin “Cobra City” si dhe tri lokacione të tjera për mlbedhjen e provave lidhur me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, togeri i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot është bastisur edhe një herë lokali edhe tri lokacione në vazhdim të hetimeve lidhur me rastin. Njësiti i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po kryejnë këto operacione”, tha Bytyqi.
Lidhur me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi deri tani janë arrestuar gjashtë persona.
Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Gjilan i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarve.











