Vrasja e al-Baghdadi: Të brendshmet e liderit të ISIS u vodhën për test të ADN-së

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) thonë se spiuni i tyre vodhi të brendshme të Abu Bakr al-Bagdadi, i cili më pas u testua me ADN dhe u përdor për të vërtetuar identitetin e tij para se të vritej.

Komandanti i lartë i SDF, Polat Can pretendon se burimi i tyre gjithashtu luajti një rol jetësor në gjetjen e vendndodhjes së liderit të Shtetit Islamik (IS) përpara një operacioni nga forcat speciale amerikane në Siri, njofton Klan Kosova.

Bagdadi vrau veten gjatë sulmit.

Por ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump, ka minimizuar rolin e forcave kurde.

Kur njoftoi bastisjen më 27 tetor, Donald Trump tha se kurdët ofruan informacione “të dobishme”, por shtoi se ata nuk kishin kryer “një rol ushtarak fare”.

Ndërsa përmes një posti në Twitter, Polat Can këmbëngul se SDF luajti një rol të rëndësishëm në këtë sulm.

“E gjithë inteligjenca dhe qasja në al-Bagdadi si dhe identifikimi i vendit të tij ishin rezultat i punës sonë. Burimi ynë i inteligjencës ishte i përfshirë në dërgimin e koordinatave, drejtimin e ajrit, pjesëmarrjen në dhe bërjen e operacionit një sukses deri në minutën e fundit”, tha ai.

”Burimi ynë, i cili kishte arritur të depërtonte tek Al Bagdadi, solli të brendshmet e Al Bagdadi për të bërë një test ADN dhe u sigurua (100%) se personi në fjalë ishte vetë Al Bagadi”.

Can shtoi se SDF kishte punuar me CIA për të ndjekur Bagdadiun që nga 15 maj, dhe kishte zbuluar se ai po fshihej në provincën Idlib, ku ndodhi sulmi.

Burime të BBC thonë se Can, kishte zbuluar se udhëheqësi i ISIS ishte gati të transferohej në një lokacion të ri në Jarablus.

Të ngjashme