Vrasja e Ismet Çekorjas në Shkodër, kamerat tregojnë momentin kur autori lëviz me motor në zonë

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Një person me motor, me skafandë në kokë, është autori i atentatit ndaj 57-vjeçarit Ismet Çekorja.

Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari Ismet Çekorja.

Ne vazhdën e hetimeve, një natë më parë në Shkodër, RENEA ushtroi kontrolle në qytet, ku janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Ardhja e tyre u bë me kërkesë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ekspertët e policisë po hetojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për të krijuar një ide nga ka ardhur autori, por kanë rezultuar se një pjese e këtyre kamerave nuk funksiononin, raporton kp.

57-vjeçari ndodhej afër banesës së tij kur u qëlluar të premten nga një person ende i paidentifikuar duke e lënë të vdekur, raporton Top Channel.

Pastaj autori është larguar me shpejtësi nga zona.

Ismet Çekorja u bë i njohur pak ditë më parë kur doli në një konferencë për mediat në Shkodër dhe shfajësoi djalin e tij. Por 57 vjeçari duket se e priste një sulm ndaj tij, kur tha se nuk kishte frikë as nga bandat e veshura me pushtet.

“Unë kam dalë këtu me u shfajsu, me thënë që nuk i kam kujt borxh. Asnjërit që përmenda. Janë bërë një grup bandash të lidhur me bandita të veshur me pushtet që djalin tim e kanë frikë dhe duan me sesbën ta fusin brenda. Por ne nuk kemi frikë as shtetin dhe as ata hajna kasollesh biçikletash e lopësh. Unë nuk i kam frikë hiç se a janë gjallë apo se a janë vdekur”, tha ai disa ditë para se të vritej.

57- vjeçari është babai i Bajram Çekorjes, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.

Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë me arme zjarri por arriti të shpëtonte për mrekulli. Të nesërmen policia shpalli në kërkim si autorë të dyshuar Bajram Çekoren dhe Tornato Fushën.

Ismet Çekorja, asokohe, akuzoi policinë se për çdo ngjarje kriminale që ndodh në Shkodër, fajësohet i biri i tij, madje vendosi në dispozicion edhe disa pamje kamerash sigurie për të cilat pretendonte se djali ishte i pafajshëm.

Tashmë mbetet e paqartë nëse vrasja e Ismet Çekores ka lidhje me ngjarjen e fundit apo ka të bëjë me konflikte të tjera të mëparshme të familjes Çekorja.

Të ngjashme