Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para gjykatës do të paraqiten i dyshuari kryesor për këtë vrasje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava ,
Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.
Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.
Seanca e sotme mbahet duke filluar nga ora 09:30.