Vrasja e nxënësit në Suharekë, flet drejtori i DKA-së

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 17:40 | Nga

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me thikë në Suharekë.

KALLXO.com ka kontaktuar Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bytyçin i cili tha se është i njoftuar me rastin ku disa persona të moshës së mitur kanë sulmuar dy të tjerë.

Ai tha se sulmuesit e mitur nuk janë nxënës të ndonjë shkolle.

“Po unë jam njoftuar në lidhje me rastin për të cilin po pyesni, unë jam njoftuar nga komandanti i policisë në Prizren, se tre persona kanë sulmuar dy persona të tjerë. Mund të ju them se sulmuesit nuk janë nxënës të ndonjë shkolle ndërsa, dy të tjerët që janë therur me thikë ku njëri nga ta fatkeqësisht ka vdekur janë nxënës të shkollës së mesme teknike”, tha Bytyçi për KALLXO.com.

Ai shtoi se njëri nga tre sulmuesit e mitur vitin e kaluar ka qenë në shkollë, por shkaku i mungesave dhe disiplinës së keqe është larguar dhe më nuk ka vijuar mësimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme