Mëngjesin e ditës së martë është qëlluar për vdekje lideri i SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Kjo ngjarje ka pushtuar titujt e mediumeve prestigjoze ndërkombëtare duke e cilësuar Oliver Ivanoviqin si liderin politik serb në Kosovë.
“BBC” shkruan sot se top politikani serb në Kosovë është qëlluar për vdekje afër zyrës së tij në Mitrovicë, duke e cilësuar Ivanoviqin si njërin ndër politikanët modern Serb të Kosovës.
Ndërkaq “The Guardian” gjatë ditës së sotme shkruan për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, duke cituar se lideri i SDP-së i vrarë në Kosovë gjatë ditës së sotme akuzohej për krime lufte ,transmeton lajmi.net.
“Lideri Politikan në Kosovë qëllohet për vdekje nga një makinë në lëvizje” , ishte ky titulli i “Daily Mail” ku shkruhej se personi në fjalë është qëlluar me armë pranë zyrës së tij në Mitrovicë, duke mos mundur të ju mbijetojë plagëve të marra.
Edhe “Reuters” ka raportuar për këtë ngjarje duke cituar edhe akuzën për Ivanoviqin për krime lufte në Kosovë, si dhe ndërprerjen e raundit të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë si shkas i kësaj ngjarjeje.