Vrasja e Soleimanit, Rouhani thotë se Irani është më i vendosur për t’i rezistuar Amerikës

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Irani do të jetë më i vendosur t’i rezistojë Shteteve të Bashkuara, tha Presidenti iranian Hassan Rouhani të premten, në përgjigje të vrasjes së shefit të forcave të Qudsit, Qassem Soleimani në Irak, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

“Martirizimi i Soleimanit do ta bëjë Iranin më të vendosur për t’i rezistuar ekspansionizmit të Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat tona islamike. Pa dyshim, Irani dhe vendet e tjera që kërkojnë liri në rajon do të marrin hakun e tij”, tha Rouhani në një deklaratë, njofton televizioni shtetëror iranian, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme