Për vrasjen e 41 vjeçarit në fshatin Batllavë të Podujevës, siç bëjnë me dije burime brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore.
Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes vete, thanë tutje këto burime të Expressit.
Policia ka konfirmuar se viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit B.B., 47 vjeç u bë në fshatin Gërdovc të Podujevës.
Të njëjtit, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, është thënë në njoftimin e policisë.