Të premten rreth orës 20:00 është arrestuar një person në fshatin Nec të Gjakovës pasi që dyshohet se i njëjti me pushkë gjuetie e ka qëlluar për vdekje viktimën.
I dyshuari i moshës 25 vjeçare dhe viktima i moshës 22 vjeçare janë në relacione familjare, tha zyrtari i Policisë për Informim, Lumni Graishta.
“Në fakt atë janë në relacione familjare, por nuk e di se a janë nip e dajë apo kushërinj. Rasti konsiderohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje të çastit, me ç’rast i dyshuari e ka shkrepur armën e gjuetisë në drejtim të viktimës”.
“Viktima është sjellë pa shenja jete në spitalin rajonal të Gjakovës. Ai është 22 vjeçar, ndërsa i dyshuari rreth 25 vjeçar”.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes në një lokacion, Policia ka sekuestruar katër armë, njëra prej të cilave dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.