Vrasja në Pejë, shefi i BE-së në Kosovë: Gjykim në kohë të këtyre çështjeve dhe dënim efektiv

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

“E vrava gruan”, ishin fjalët e para që dyshohet se Edmond Lajqi, u tha policëve në stacionin policor në Pejë, mëngjesin e së martës.

Ai dyshohet se rreth orës 08:15 të mëngjesit në banesën e tyre, vrau me armë zjarri gruan e tij, Gjyljeta Ukella.

Lidhur me ketë vrasje ka reaguar edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog, tha se duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar rastet e tjera të kësaj natyre.

“Sot u zgjuam me lajmin tronditës për një tjetër femicid. Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: – parandalimin dhe mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës. – hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, shkroi Szunyog në rrjetin e tij social në platformën X.

Të ngjashme