Vrasja në Pejë u krye me sëpatë, doras fqinji

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 19:21 | Nga

Idriz Gega është vrarë me sëpatë nga fqinji i tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen “Dardania” në Pejë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Valbona Disha Haxhosaj, prokurore e këtij rasti në Pejë.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe ekipet emergjente.

Pejë: Vritet babai, djali mbetet i plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, sot pasdite në Pejë.

Telegrafi raporton se se në një konflikt në lagjen “Dardania” në Pejë rreth orës 15:30, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se ishin sulmuar babë e bir. Babai Idriz Gega ka mbetur i vdekur, ndërsa i biri i tij, Ferid Gega është plagosur.

I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Mediet kanë dhënë dhe emrin e sulmuesit të dyshuar.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes për të hetuar rrethanat e rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme