Vrasje në Bresanë të Dragashit, arrestohet kushëriri

Dragash | 07 Kor 2016 | 19:41 | Nga

Një person ka mbetur i vrarë nga armë zjarri, sot pasdite, në Bresanë të Dragashit.

Vrasja ka ndodhur në parkingun e pompës së karburanteve “Bashkimi Petrol” në këtë fshat, ka njoftuar policia.

“Rreth orës 15:12 minuta, policia në Dragash ka pranuar një informacion nga Qendra e Mjekësisë Familjare i cili bënte me dije se aty kishte mbërritur një person pa shenja jete dhe me plagë në trup:, ka bërë të ditur zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Njësitet relevante të policisë dhe krim teknikës kanë dalë për të kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit.

“Hetuesit e policisë kanë bastisur një shtëpi në kërkim të provave dhe dëshmive materiale, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta”.

Po ashtu është sekuestruar edhe revolveri me numër serik U 00146 me pesë fishekë dhe një gëzhojë me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja.

Në cilësi të personit të dyshuar është arrestuar një 48-vjeçar, i afërt me viktimën.

Në ditët në vazhdim pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ka njoftuar zëdhënësi Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme