Dje në Pejë rreth orës 16:00, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave meshkuj K/Shqiptarë, ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar.
Të njëjtit, një tjetër person e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
“Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.